Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Gara, Salianji përballë Berishës? Gazetari: Kreu i PD nuk pranon fitues në parti! Në statutin e partisë do ketë ndryshime

schedule13:41 - 19 Mars, 2026

schedule 13:41 - 19 Mars, 2026

Gazetari Flogert Muça në një intervistë në “NewsLine” në ABCNews komentoi zhvillimet në Partinë Demokratike dhe lëvizjet e Ervin Salianjit.

Gjatë intervistës, gazetari tha se është një gjë e mirë fakti që në parti ka zëra të ndryshme, por thekson se në rast konkret situata është ndryshe dhe se sipas tij, nuk e beson faktin se do të mund të kandidojë.

“Është lajm i mirë kur ka zëra të ndryshëm. Por nëse do e konkretizojmë në PD dhje në rastin konkret, unë besoj se Ervin Salianji nuk do të kandidojë dot. Aty kemi të bëjmë me një parti individ. Berisha, Salianjin e konsideron të vetë-përjashtuar. Por ai vazhdon të takojë demokratët, por ai quhet i vetë-përjashtuar, me logjikën që po ndjek Berisha i bie çdo anëtar kryesie ne PD që takon anëtarët automatikisht quhet i vetë-përjashtuar. Pra jemi në kushtin e një absurdi total. Por të gjithë ata që ndjekin Berishën, qoftë Tabaku apo Alimehmeti, janë rreshtuar në krah të Sali Berishës, por pse? Sepse ata nga i pari tek i fundit janë humbës dhe të gjithë bashkë ose duhet të mbajë me dhunë duke shkelur statutin për të mos futur askënd tjetër, ose duhet të ikin të gjithë. Pasi të gjithë pa përjashtim janë humbës edhe në zgjedhjet e shkuara, ishin të tillë. Pra brenda gardhit të tyre në këtë kuptim kanë një fitues që është Ervin Salianji. Në atë parti mesa duket fituesit mesa duket nuk pranohen.”, tha mes të tjerash ai.



Gjithashtu ai nënvizoi se në beson se në statut do të ketë ndryshime, duke shtuar se ‘neni Basha po ashtu ‘do e asgjësojnë’.

“Gazi, është një njeri i pavotuar, i pavotuar në Fier, i pavotuar në PD. Pra nëse është njeri i pavotuar jo nga shqiptarët por as nga demokratët, unë besoj që do bëhen ndryshime në statut. Nuk e di për çfarë arsyesh por ndoshta doktori do ia lë peshqesh. Besoj se do të vazhdojnë në këtë marrëveshje që gjithmonë kanë qenë me njëri-tjetrin. Neni Basha do të ndryshohet patjetër…”, tha ndër të tjera ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!