Gara presidenciale në SHBA/ Ish presidenti Barack Obama pritet të dalë në mbështetje të Kamala Harris

schedule17:29 - 25 Korrik, 2024

schedule 17:29 - 25 Korrik, 2024

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama pritet të dalë së shpejti në mbështetje të Kamala Harris, e cila pritet të jetë kandidatja e mundshme e demokratëve për garën presidenciale, kundër Donald Trump.

Ekipi i Obama ka qenë në kontakt me ekipin e Harris, e cila pas tërheqjes së presidentit amerikan, Joe Biden, ka nisur menjëherë fushatën, shkruan CNN.

Obama, i cili nuk e mbështeti menjëherë Harris pas njoftimit të Presidentit Joe Biden të dielën se ai nuk po kërkonte rizgjedhjen, besonte se ishte e rëndësishme për Partinë Demokratike që të kishte një proces legjitim përmes të cilit delegatët zgjidhnin kandidatin e tyre të ri.

Pas tërheqjes nga gara për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Biden ofroi mbështetjen për zëvendësen e tij, Kamala Harris, që të sigurojë nominimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale. Pas vendimit të Bidenit, demokratët kanë ofruar mbështetjen e tyre për Harrisin.

Partia Demokratike do të mbajë Kuvendin Kombëtar nga 19 deri më 22 gusht, kur do të nominohet edhe kandidati i partisë për garën për Shtëpinë e Bardhë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!