Ish-ambasadori Blerim Canaj në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News, foli për garën Presidenciale në Kosovës.
Gjatë intervistës, Canaj tha se më i preferuar për Albin Kurtin do të ishte kandidatura e Bekim Jasharit, ndërsa nënvizoi se nga vetë familja Jashari është thënë se nuk dëshiron të përzihet.
Megjithatë gjatë intervistës, tha se figura e Ramush Haradinaj do të merrte më lehtë vota opozitare se Vjosa Osmani.
Sa i përket familjes Jashari, Blerim Canaj nënvizoi se ‘familja Jashari qëndron mbi institucionet’ dhe se është e gjithë Kosovës, për shkak të sakrificës së tyre.
“Në sytë e mi më i preferuari për zotin Kurti do të ishte Bekim Jashari. Zoti Kurti me siguri dëshiron një president që të jetë i dëgjueshmi i tij. Por në anën tjetër ka zëra se familja Jashari nuk dëshiron të përzihet dhe të marrë pozicione politike. Dhe sërish mund të jemi në një përsëritje të skenarit të vendeve të kaluara. Ndërsa të them se zoti Haradinaj do të merrte më lehtë votat opozitare se Osmani. Por nga ana tjetër nuk po shohim as nga partitë opozitare një ide. A dëshirojnë ata të propozojnë një president? Dhe sikur po duket se ka një mungesë guximi që të veprojnë”, tha ai.


