Gara për Tiranën, Rama: Vendit i duhet PS-ja, rivalët janë të konsumuar

schedule16:34 - 23 Mars, 2021

schedule 16:34 - 23 Mars, 2021

Edi Rama e shikon ende larg kalimin e stafetës së pushtetit. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e kandidatëve për qarkun e Tiranës, ai tha se ata që janë përballë, referuar opozitës janë konsumuar.

Kemi kapacitete të plota qeverisëse. Ndërkohë që ne në këtë proces kemi vazhduar të bëjmë përpjekje serioze për t’u ripërtërirë, energjizuar, adoptuar me kohën, nga ana tjetër kemi një skuadër që është një konglometrat materialesh të konsumuara.

Është e paimagjinueshme që Shqipëria mund të ribjerë në duart e atij konglometrati që e kanë bërë historinë e tyre, e kanë lënë gjurmën e tyre, më shumë për keq, sesa për mirë. Ajo që sot i duhet vendit është vazhdimi edhe me shumë energji, forcë, kurajo i të gjitha reformave dhe punëve të nisura. Beteja është shumë e rëndësishme për vendin, sesa për ne këtu në nivelin personal”.

Objektivin për përfundimin e vaksinimit të të gjithë popullsisë pranverën e ardhshme e përsëriti sërish. “Falë disa marrëveshjeve të tjera që kemi në proces, jam i bindur se do ja dalim për ta bërë këtë sezon turistik më të lehtë, duke vaksinuar shumë njerëz dhe duke këputur në shumë pjesë zinxhirin e infektive, objektivi shumë ambicioz për ta përfunduar krejt procesin deri në pranverën e ardhshme është i arritshëm dhe ne do ja dalim ta realizojmë” tha Edi Rama gjatë prezantimit të kandidatëve për Tiranën./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!