Skuadra e Milanit ka disa kohë që po e ndjek yllin e RB Salzburg, Dominik Szoboszlai. Megjithatë, tashmë kuqezinjtë nuk janë të vetëm në garë pasi janë dhe disa klube të tjera të Seria A që i janë bashkuar garës për mesfushorin hungarez.
Sipas raportimit të gazetarit italian, Gianluca di Marzio, janë Lazio dhe Napoli ekipet e interesuara për të riun. Kartoni i tij vlerësohet diku te 20-25 milionë euro, por do të jetë vetë lojtari që do të vendosë të ardhmen e tij.
LEXO EDHE: VIDEO/ Szoboszlai i pandalshëm, objektivi i Milanit shënon dy supergola!
Nëse Ralf Rangnick do të marë drejtimin e Milanit, atëherë me shumë mundësi do ta shikojmë mesfushorin në “San Siro”, pasi ai do të ketë një rol të rëndësishëm në ekip. Szoboszlai do të vendosë gjithçka përpara pushimeve verore. Kampionati në Austri do të mbarojë më 5 korrik. /abcnews.al