Gara për shef komisariati/ Mbi 450 të interesuar, mes tyre 10 gra. Mbyllet faza e parë

schedule12:50 - 10 Nëntor, 2024

schedule 12:50 - 10 Nëntor, 2024

Mbi 450 punonjës të policisë së shtetit kanë shprehur interesin për pozicionin “Shef Komisariati” në të gjithë vendin, pas hapjes së procesit të garës ku parashikohet që edhe ky post të zgjidhet në një proces të ngjashëm me garën e drejtuesve të policisë në qarqe.

Ajo që vihet re është se në garën për të marrë drejtimin e 48 komisariateve, aspirohet edhe nga punonjëse gra në policinë e shtetit, që janë me gradën, komisar dhe kryekomisar.

Dorëzimi I aplikimeve është mbyllur ditën e premte, ndërsa të hënën do të nis procesi I verifikimit ligjor për kandidatët që do të kalojnë në fazën tjetër atë te intervistimit. Kjo është hera e parë që zhvillohet një proces i tillë, ku edhe vete Drejtori i përgjithshëm Ilir Proda u zgjodh përmes një konkursi.

Nga ana tjetër, Komisioni i Posaçëm i ngritur në drejtorinë e Policisë së Shtetit vijon procesin e intervistimit për 42 emrat, që janë pjesë e garës për drejtues  në polici në 12 qarqet e vendit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!