Kanye West ka shpenzuar më shumë se 6 milion dollarë gjatë fushatës presidenciale për t’u bërë President i Shteteve të Bashkuara. 43-vjeçari vijon fushatën për të zëvendësuar Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, dhe raporti i financave të reperit ka zbuluar shumën marramendëse që ka harxhuar për të realizuar dëshirën e tij për të drejtuar amerikanët.
Sipas një raporti nga Komisioni Federal i Zgjedhjeve, Kanye ka shpenzuar 5.9 milion dollarë në fushatë dhe ka mbi 1.2 milion dollarë borxh të papaguar, i cili u detyrohet këshilltarëve. 4.4 milion dollarë janë shpenzime të ndryshme të lidhura me votimin. Reperi përfshihet në fletëvotim në një numër shtetesh, ndërkohë që është në proces gjyqësor për t’u përfshirë edhe në të tjerë.
Kanye West ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për sa i përket jetës personale, pasi gjatë fushatës tregoi se ai dhe Kim, kishin menduar abortin e vajzës së tyre North, tashmë 7-vjeçare. Më pas një sërë tweet-esh, ku hidhte akuza ndaj bashkëshortes dhe së ëmës, e çuan marrëdhënien me Kim në një krizë më të thellë. xh.d/abcnews.al