Gara për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, hapet konkursi, kriteret dhe afati për t’u përzgjedhur

schedule16:19 - 10 Shtator, 2024

schedule 16:19 - 10 Shtator, 2024

Shpallet thirrja për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Në mbështetje të ligjit Nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, si dhe Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm Nr. 160, datë 2.9.2024 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për përzgjedhjen e kandidatit për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”, Ministria e Brendshme shpall sot thirrjen për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Thirrja përmban kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin e lartë drejtues, dokumentacionin, mënyrën, afatin e dorëzimit dhe vlerësimit.

Kandidatët e interesuar kanë 7 ditë afat për aplikim, duke dorëzuar dokumentacionin e plotë të përcaktuar në Udhëzimin nr. 160, datë 2.9.2024. Ministria e Brendshme inkurajon të gjithë të interesuarit, që përmbushin kriteret, të aplikojnë!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!