Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gara për kryetaren e LDG, Duma: Nuk duhet një strukturë varësie, të hapemi drejt shoqërisë

schedule15:23 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 15:23 - 2 Dhjetor, 2021

Grupi i Punës i mandatuar nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha për zgjedhjen e kryetares së re të Lidhjes Demokratike të Gruas ka nisur punën. Nënkryetarja e PD, Grida Duma foli për nevojën e krijimit të një forumi të pavarur nga Partia por të hapur drejtë shoqërisë me frymë kritike.

Duma qartësoi që të gjithë gratë që janë pjesë e këtij procesi nuk do të garojnë për drejtimin e forumit.

Deputetet e PD pjesë të këtij grupi pune folën për nevojën e një lidhjeje demokratike funksionale.

Në takimin e organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer, përfaqësueset e PD dakordësuan për një agjendë takimesh në të gjithë vendin, deri në finalizimin e procesit të zgjedhjes së kryetares së gruas përmes parimit një anëtar një votë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!