Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

  • Sepse duhet të ikë Berisha 81%
  • Sepse nuk ka kauzë 19%
Loading ... Loading ...
 

Gara për kreun e SPAK/ Xholi: Do jem promotor i mbrojtjes së pavarësisë së prokurorëve, presionet na fuqizojnë më tepër

schedule10:26 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 10:26 - 11 Dhjetor, 2025

TIRANË– Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi, deklaroi se institucioni që ai synon të drejtojë do të mbrojë fort pavarësinë e prokurorëve përballë sulmeve dhe presioneve të padrejta.

Xholi theksoi se çdo magjistrat duhet të ushtrojë detyrën vetëm mbi bazën e ligjit dhe Kushtetutës, pa ndikime të jashtme. Ai pranoi se presionet ekzistojnë, por shtoi se ato nuk kanë asnjë efekt në vendimmarrjet e prokurorëve të SPAK.

Duke prezantuar platformën para KLP-së, Xholi u shpreh se presionet nga qarqe të ndryshme politike ashtu edhe ato kriminale nuk do arrijnë të ndikojnë në punën e Prokurorisë së Posaçme.

“Do jem promotor i mbrojtjes së pavarësisë së prokurorëve. Promotor i sulmeve të padrejta që u janë bërë dhe po u bëhen nga mëngjesi deri në darkë, prokurorëve gjatë punës dhe për shkak të punës. Presione ka patur dhe ka për gjithsecilin.

Çdo magjistrat nuk ka asgjë personale me askënd, thjesht zbaton ligjin dhe kushtetutën, është i ngarkuar për të qenë në atë pozicion pune. Nuk ndikohemi nga askush, por thjesht na bën më të fortë, pavarësisht se struktura të caktuar, grupe kriminale apo pjesë e segmenteve të caktuara politike mund  të duket sikur të ushtrojnë presion, e kanë të pamundur që t’ia arrijnë qëllimit.

E njëjta gjë është si për pjesën politike, ashtu dhe për grupet kriminale. Nuk munden dot që të depërtojnë apo të ndikojnë në vendimmarrjet e Prokurorisë së Posaçme, thjesht na fuqizon më tepër”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!