Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gara për kreun e SPAK/ Katër kandidatët, në 4 dhjetor para KLP

schedule13:15 - 8 Nëntor, 2025

schedule 13:15 - 8 Nëntor, 2025

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar datën 4 dhjetor që katër kandidatët prokurorë që garojnë për postin e Kryetarit të ri të SPAK, të shpalosin platformën e tyre dhe të japin intervistën përballë anëtarëve të KLP-së.

Burime bejne me dije se kanidatët Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho, do të parqiten me 4 Dhjetor në ambjentet e KLP-së për të shpalosur strategjinë e tyre në drejtimin 3 vjeçar të SPAK.

Me 20 tetor KLP kualifikoi si të vlefshme të gjitha kandidaturat garuese dhe  tashmë gjatë muajit Nëntor, do kryhen verifikime në pastërtinë e figurës dhe integritetit profesional dhe përshtatshmërisë së tyre. Drejtuesit aktual të SPAK, prokurorit Altin Dumani i përfundon mandati 3-vjeçar më 18 dhjetor.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!