Pas përfundimit të fazës së intervistimit, pritet që të publikohet lista me pikëzimin e marrë për secilin prej 14 kandidatëve.
Me pas disa nga më të vlerësuarit do ti dërgohen Ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari.
Në garë morën pjesë 16 kandidatë, 2 u skualifikuan pas vlerësimit paraprak. Lista me 14 të intervistuarit:
Afrim Tafa
Alfred Çepe
Arjanit Arapi
Elidon Çela
Gentian Berberi
Gentjan Shehaj
Idajet Faskaj
Lorenc Panganika
Neritan Nallbati
Pëllumb Seferi
Rebani Jaupi
Saimir Boshnjaku
Skender Hitaj
Tonin Vocaj
14 kandidatë garojnë për postin e kreut të Policisë së Shtetit: Afrim Tafa, Alfred Çepe, Arjanit Arapi, Elidon Çela, Gentjan Berberi, Gentjan Shehaj, Idajet Faskaj, Lorenc Panganika, Neritan Nallbati, Pëllumb Seferi, Rebani Jaupi, Saimir Boshnjaku, Skënder Hita, Tonin Vocaj.
Në fillim ishin 16 aplikime, por dy prej grave që aplikuan, Ejona Gurabardhi dhe Suela Sulkaj, që nuk plotësojnë kriteret janë skualifikuar. Këto të fundit nuk plotësojnë kriteret, sepse nuk janë pjesë e Policisë së Shtetit, që është një kriter për të qenë në krye të institucionit.
Procesi për zgjedhjen e kreut të ri të Policisë së Shtetit, vijën pas dorëheqjen se Ilir Prodës. Ai u largua nga detyra pas protestës së opozitës më 28 shkurt, për shkak se nuk arriti të garantonte rendin dhe sigurinë, pasi protestuesit e opozitës arritën të hyjnë në ‘zemrën’ e qytetit, në zonën e ish-Bllokut dhe goditën me molotovë vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, brenda së cilës gjendeshin disa artistë të huaj.
Deri në zgjedhjen e drejtorit të ri, në detyrë është komanduar zëvendësdrejtori Sokol Bizhga.


