Pas afro 7 vitesh në krye të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka hequr dorë nga drejtimi i të rinjve demokratë duke i qëndruar mandatit të tij të deputetit. Në garën e nisur prej disa javësh janë përfshirë 6 të rinj që në vitet e gjata të opozitës së PD janë angazhuar në aksionet politike të demokratëve në Tiranë, por edhe në rrethe. Pjesë e garës për Forumin Rinor të Partisë Demokratike janë Alesia Balliu, Arnold Kariqi, Artion Barjamaj, Barbara Doda, Besart Xhaferri dhe Mariglent Doçi. Juristë, arkitektë, gazetarë dhe ekonomistë janë pjesë e garës për forumin rinor të PD.
Përtej drejtimit të forumeve në rrethe të tjerë kandidatë kërkojnë që të jenë ata liderët e të rinjve demokratë në të gjithë vendin.
Gara e fundit e forumit rinor të PD, ishte një trampolinë e fortë drejtë politikës për Belind Këlliçin, Ervin Salianjin dhe Ori Nebiajn, por a e shohin si një mundësi të artë këtë garë për tu rritur politikisht edhe kandidatët e përfshirë në këtë garë?
Pozicionimi i të rinjve të FRPD në krah të Sali Berishës, lëvizi jo pak ujëra brenda demokratëve deri kur Berisha erdhi në krye të Partisë. Por teksa kërkojnë hapësira për të pasur më shumë përfaqësim të tyre dhe flasin për një politikë të re në Partinë Demokratike, a ndihen kandidatët e Forumit të Rinor të PD komod kur në krye të PD është rikthuer Sali Berisha?
Gara për kreun e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike do të mbahet në 1 tetor përmes parimit një anër një votë në të gjithë degët e PD. /abcnews.al