Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gara për kreun e BKH-së/ Kush janë 7 kandidatët që kualifikohen për fazën e dytë (EMRAT)

schedule14:44 - 26 Qershor, 2025

schedule 14:44 - 26 Qershor, 2025

TIRANË- Skualifikohen në fazën e parë 6 nga 13 kandidatë për kryetarin e Byrosë Kombëtar të Hetimit (BKH).

Ata u skualifikuan për shkak se nuk plotësonin kriteret pasi kishin mangësi në dokumentacionin e tyre. Aktualisht në garë mbeten 7 kandidatë. ABC News mëson se kandidatët që do të vijojnë garen per kreun e BKH janë:

Andi Pogaçe, Prokuror Fier, aktualisht këshilltar në KLP.

Artur Beu, specialist i marrëdhënieve ndërkombëtare në Policinë e Shtetit.

Gentian Ndoi, aktualisht ai mban postin e drejtorit të krimit ekonomiko-financiar në Departamentin e Policisë Kriminale.

Gentjan Shehaj, Drejtor në Drejtorinë e Kurrikulave dhe Kordinimit dhe Sigurimit të Cilësisë , në Akademinë e Policisë, në Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. (Ishte pjese edhe e gares per drejtor te Pergjithshem)

Gledis Nano, ish Drejtor i Përgjithshëm i Policisë.

Joni Keta, nën drejtor i BKH-së

Elton Kërluku, oficer i BKH-së

Puna dhe roli i BKH-së

Veprimtaria e Byrosë Kombëtare të Hetimit bazohet në një shërbim të specializuar të policisë gjyqësore që realizon parandalimin, zbulimin, hetimin, dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, nëpërmjet hetimit proaktiv, aplikimit të teknikave speciale të hetimit, aplikimit të sistemeve, databazës, analizës dhe inteligjencës, mjeteve të teknologjisë së informacionit si dhe forcimin e masave që synojnë rritjen e parametrave të sigurisë ne vend.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!