Gara për Korçën, kandidatja e “Bashkë Fitojmë”: Hera e parë që kandidon një grua, ky është programi im

schedule17:37 - 27 Prill, 2023

schedule 17:37 - 27 Prill, 2023

Kandidatja e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Korçës, Ledina Alolli ka qenë e ftuar në një lidhje live me studion e “Newsline” me gazetaren Viol Xhafaj në ABC News.

Alolli nisin fjalën e saj duke u shprehur se është i privilegjuar pasi është kandidatja e parë grua për Bashkinë e Korçës.

Ajo ftoi qytetarët që të mos e shohin vetëm me figurën e një politikaneje, por edhe me atë të një nenë, që premton punë të mira për qytetin.

Kandidatja e BF tha se programi i saj përmban zhvillim ekonomik, zhvilliomin e bujqësisë dhe turizmit.

Pozita ime si grua si nënë me vendos në një rol të privilegjuar për të kandiduar për bashkinë e Korçës.

Për herë të parë për bashkinë e Korçës, kandidon një femër dhe jam e sigurtë që “14 Maji” do të sjellë ndryshim të ri.

Unë gjej rastin të kërkoj mbështetje nga qytetarët e Korçës, që të shikojnë tek unë jo vetëm pjesën  politike, por edhe atë të një nëne për të bërë punë të mira për qytetin.

Ka ardhur momenti që qytetarët e Korçës, si në qendër dhe në periferi të ndjehen njëlloj.

Në Korçë ka një numër të madh të papunëve, ka një numër të madh të rinjsh që kanë ikur dhe kërkojnë të ikin.

“14 Maji” të sjellë një frymë të re ndryshimi për Korçën, nëpërmjet programit që unë kam për Korçën. Zhvillimin ekonomik, bujqësi dhe turizëm.

Unë kam filluar prezantimin e programit të bujqësisë për Korçën, pse e kam bërë këtë, sepse Korça është një bashki bujqësore, rurale, të cilës duhet t’i kushtosh një vëmendje të madhe pasi të ardhurat më të mëdha vijnë nga bujqësia.

Kam parë që bujqësia sot është në ditën e saj më të keqe, për shkak të politikave të ndjekura deri më tani. Këtë e tregon largimi i fermerëve dhe lënia  e tokave djerr.

Konkretisht, programi ka disa shtylla, që nis nga këshillimi bujqësor, financimi, sigurimi i tregjeve, po ashtu një mirëmbajtje dhe mirë administrim të ujitjes.

Do të përpiqemi t’i lehtësojmë fermerët nga taksat dhe do të subvenciojmë blegtorët” u shpreh Alolli.

Në lidhje me premtimin e saj për ndaljen e emigracionit, Alolli tha se kjo do të bëhet e mundur falë zhvillimit ekonomik dhe atë të turizmit, që do të sjellë vende të mira pune dhe të mira paguara.

Po ashtu ajo shtoi se kjo do të bëhet e mundur duke lehtësuar nga barra fiskale, bizneset dhe fermerët.

Një vëmendje të madhe do t’i kushtojmë zhvillimin ekonomik dhe atë të turizmit, duke bërë kështu që të hapen vende të reja pune dhe të mirëpaguara.

Edhe biznesi po ashtu është i rëndësishëm. Frymëmarrja e biznesit me anë të lehtësimit të taksave.

Do të shikojmë edhe bizneset në zonat rurale, që paguajnë tarifa dhe nuk marrin asnjë lloj shërbimi” tha kandidatja e BF.

Premtimi i fundit që ajo bëri në “Newsline” të cilin ende nuk e ka prenzantuar është termoizolimi i të gjithë banesave në Korçë.

Kemi një projekt madhor, ai i termoizolimit të banesave. Ne do të bëjmë termoizolimin e të gjithë pallateve dhe banesave në Korçën tonë. Kjo lehtëson xhepin e qytetarëve në pagesat e faturave elektrike. Kjo do të bëhet gjatë mandatit tonë të parë.

Do të mbështetet nga buxheti i Bashkisë së Korçës, por edhe nëpërmjet aplikimit në BE,” theksoi ajo.

Në lidhje me aspektin politik, duke parë që PD është e përçarë dhe në fletën e votimit është emri i Ilir Metës, Alolli tha se nuk sheh asnjë pengesë  në këtë garë dhe se këto probleme janë mënjanuar tanimë, ndërsa demokratët janë të bashkuar.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!