Gara për “Këpucën e Artë” në Superiore, ka një detaj të veçantë

schedule14:20 - 5 Mars, 2021

schedule 14:20 - 5 Mars, 2021

Kyrian Nwabueze fitoi vjet “Këpucën e Artë” në Kategorinë Superiore, pasi shënoi 24 gola me fanellën e Laçit. Sulmuesi nigerian e kishte sezonin debutues në elitën e futbollit shqiptar dhe i befasoi të gjithë.

Edhe këtë sezon, nëse shikon listën e shënuesve më të mirë, vihet re se tre futbollistët e renditur të parët luajnë për herë të parë në Superiore. Dy te parët janë lojtarë të Kukësit, Patrick Eze dhe Agim Ibraimi.

Ata kanë shënuar nga 10 gola në Superiore dhe i pari është nigeriani, për shkak se ka shënuar më pak gola me penallti. I treti në listë është braziliani i Kastriotit, Devid de Santana Silva. Sulmuesi ka shënuar deri më tani 8 gola, po aq sa vlonjati i Vllaznisë, Ardit Hoxhaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!