Superiorja ka përshkuar gjysmën e rrugëtimit dhe nuk ka garë vetëm për titullin kampion. “Këpuca e Artë” është objektiv e disa sulmuese dhe momentalisht në krye të listës janë dy futbollistë të Kukësit.
Bëhet fjalë për Agim Ibrahimin, autor i nëntë golave (4 me penallti) me fanellën e verilindorëve. Një gol më pak ka shënuar nigeriani Patrick Eze, i cili nga pika e bardhë ka goditur vetëm në një ndeshje dhe ka qenë i saktë.
Po aq sa Eze ka shënuar edhe Adit Hoxhaj, sulmuesi vlonjat i Vllaznia. Të tetë golat ai i ka dërguar në rrjetë përmes aksioneve. Këtë javë të tre këta sulmues janë ndalur. Të vetmit që kanë kafshuar janë Kyrian Nwabueze dhe Devid De Santana.

Sulmuesi i Laçit, fitues i “Këpucës së Artë” vjet me 24 gola, ka shkuar në kuotën e 7 golave me rrjetën e tundur me Vllazninë. Nigeriani këtë sezon ka luajtur më pak për shkak të një dëmtimi, si dhe duhet përmendur fakti që i kanë pritur dy penallti.
Po 7 gola numëron dhe Devid de Santana i Kastrioti, i cili i dha tre pikët skuadrës krutane kundër Kukësit një ditë më parë. Një surprizë e bukur e Superiores, duke pasur parasysh të shkuarën e tij jo shumë të ndritshme në Brazil./ abcnews.al

