Nga 403 kandidatë testin fizik e kanë kaluar vetëm 103, ndërsa 300 të tjerë nuk janë kualifikuar në garën për hetues të BKH-së.
Komisioni i Përzgjedhjes në Byronë Kombëtare të Hetimit njofton se ditën e sotme mbylli procesin e Testit për Aftësitë Fizike dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.
Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar klikoni në LINK 1, bashkëlidhur.
Kandidatët e kualifikuar, në datën 26.10.2020 do t`i nënshtrohen testit të esesë me shkrim. Testi i esesë do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, udhëzimet mbi zhvillimin e testit gjenden në LINK 2, bashkëlidhur.
Testimi i Aftësive fizike u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimit e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.
UDHËZIMI për zhvillimin e testit të arsyetimit logjik
Testi i Esesë me shkrim zhvillohet për të demonstruar nivelin e aftësive në shkrim dhe këndim, përdorimin e MS Word, arsyetimin logjik dhe aftësinë për të artikulur idetë me shkrim.
Testi i Esesë me shkrim zgjat 1 orë, dhe mënyra si do të bëhet vlerësimi pasqyrohet tek tabela më poshtë.
Testimi do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve, hyrja përballë Presidencës.
Kandidatët do të paraqiten për testim në orën 08.00, të datës 26.10.2020, në adresën e sipërcituar.
Kandidatët në testin me shkrim do të jenë të pajisur me maska për sigurinë shëndetësore të tyre, ndaj pasojave të infeksionit COVID – 19.
Kandidatët para se të hyjnë në testin me shkrim do të regjistrohen duke paraqitur një dokument identifikimi me fotografi (pasaportë ose kartë identiteti). Dokumenti identifikimit do të krahasohet me gjeneralitetet e parashikuar në listën emërore.
Kandidatëve do t`u jepen udhëzime për zhvillimin e testimit.
Kandidatët gjatë zhvillimit të testit me shkrim, në ambientin ku zhvillohet testi, nuk lejohet të mbajnë telefona celularë, pajisje elektronike, libra ose shënime.
Nuk lejohet asnjë lloj komunikimi me kandidatêt e tjerë pasi kanë hyrë në ambientin ku zhvillohet testi.
Mosrespektimi i këtyre rregullave dhe udhëzimeve të tjera të dhëna nga vëzhguesit do të rezultojnë në largimin e menjëhershëm të kandidatit dhe moskualifikimin e tij për në Byronë Kombëtare të Hetimit. db/Abcnews.al