Gara për Durrësin, Sako: Kemi realizuar deri tani mbi 700 shtëpi dhe apartamente

schedule18:34 - 14 Prill, 2023

schedule 18:34 - 14 Prill, 2023

DURRËS- Kryetarja aktuale e Bashkisë së Durrësit, e cila është në garë për një tjetër mandat në zgjedhjet lokale të 14 majit, thotë se objektivi madhor i saj është përmbyllja e programit të rindërtimit. Gjatë intervistës për “Special Report” në ABC News, Emiriana Sako, u shpreh se deri tanu janë realizuar 744 shtëpi dhe apartamente, brenda qytetetit dhe në zonat periferike.

“Kemi bërë një bilanc pune shumë të madh dhe është një program shumë i madh ai i rindërtimit. Janë realizuar në qytetin e Durrësit 744 shtëpi dhe apartamente, të vendosura në pozicione të ndryshe të qytetit dhe në njësi administrative”, tha Sako.

Ajo shtoi se Durrësi ka pasur një problem të madh me mbetjet, por falë dhe ndihmës së qeverisë shqiptare, situata sot është krejt ndryshe.

“Ne sot kemi një situatë krejt tjetër si i përket pastrimit. Kemi pasur një gangrenë në venddepozitimin e mbetjeve në Porto-Romano. Tani nuk depozitojmë mbetjet në qytetin tonë, por në një qytet tjetër, pra në landfillin e Sharrës. Faturat e depozitimit janë të mbuluara nga qeveria shqiptare. Ato janë transparente dhe të matshme. Çdo gjë është transparente”, tha ajo./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!