Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gara për drejtorin e policisë, zhvillohen këtë të martë intervistat me 14 kandidatët pjesëmarrës

schedule09:51 - 24 Mars, 2026

schedule 09:51 - 24 Mars, 2026

Këtë të martë, në orën 9:30, zyrtarët e policisë që garojnë për postin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit zhvillojnë intervistat në Ministrinë e Brendshme.

Aktualisht, Sokol Bizhga shërben si drejtor i komanduar i Policisë së Shtetit.

Në total për postin e kryepolicit, aplikuan 16 persona, 2 prej të cilave gra që nuk ishin pjesë e Policisë së Shtetit, Ejona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj. Këto të fundit u skualifikuan nga gara pas verifikimit paraprak.



Kandidatët në garë janë Afrim Tafa; Alfred Çepe; Arjanit Arapi; Elidon Çela; Gentian Berberi; Gentjan Shehaj; Idajet Faskaj; Lorenc Panganika; Neritan Nallbati; Pëllumb Seferi; Rebani Jaupi; Saimir Boshnjaku; Skënder Hita dhe Tonin Vocaj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!