Këtë të enjte janë dorëzuar dokumentet përkatëse për të gjithë kandidatët për kreun e bashkisë në 6 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme me 6 mars.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se ka nisur puna për verifikimin e 20 kandidatëve të propozuar nga partitë politike në lidhje me dokumentacionin e tyre përkatës.
Me përfundimit të afatit për dorëzimin e dokumentacionit të kandidimit për zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 Mars 2022. Nga 10 subjekte zgjedhore të regjistruara kanë depozituar dokumentacionin 4 subjekte. Nga 11 parti të regjistruara, vetëm 4 subjekte çojnë kandidatë
Partia Socialiste ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:
- Shkodër, zj. Majlinda Angoni
- Durrës, zj. Emiriana Sako
- Lushnje, zj. Eriselda Sefa
- Rrogozhinë, z. Edison Memolla
- Vorë, z. Blerim Shera
- Dibër, z. Rahim Spahiu
Partia Demokratike ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:
- Bashkia Rrogozhinë, z. Ferdinand Saraçi
- Bashkia Dibër, z. Luan Haka
- Bashkia Vorë, z. Ymer Marku
- Bashkia Lushnje, z. Indrit Sefa
- Bashkia Durrës, z. Luan Hoti
- Bashkia Shkodër, z. Xhemal Bushati
Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” SH-L ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:
- Bashkia Vorë, z. Lulzim Vrana
- Bashkia Dibër, z. Premtim Kryemadhi
- Bashkia Shkodër, z. Bardh Spahia
- Bashkia Durrës, z. Ardian Muka
- Bashkia Lushnje, z. Elton Bano
- Bashkia Rrogozhinë, z. Hekuran Xhani
Partia e Lëvizja e Re ka depozituar dokumentacionin për dy kandidatë:
- Bashkia Durrës, z. Jonid Nano
- Bashkia Dibër, z. Dritan Torba./abcnews.al