Gara në “Instagram”/ CR7 më i ndjekuri, Messi “mbreti” i pëlqimeve

schedule18:58 - 13 Gusht, 2021

schedule 18:58 - 13 Gusht, 2021

Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi janë rivalë prej vitesh: në fushat e blerta, në fitimin e trofeve dhe çmimeve të ndryshme, por edhe në rrjetet sociale.

Ylli portugez i Juventusit mban rekordin e ndjekësve në Instagram, me mbi 326 milion persona, ndërsa “pleshti” argjentinas numëron 249 milion ndjekës.

Gjithsesi, transferimi i 34-vjeçarit nga Barcelona te PSG ka sjellë “parakalimin” e CR7, duke vendosur një rekord në tre postimet e fundit në Instagram. Në secilën prej tyre, Messi ka arritur të kalojë kuotën e 20 milion pëlqimeve.

Tre postimet e kryera brenda një muaji (fitorja e Kupës së Amerikës, imazhet e para me PSG dhe konferenca e lamtumirës nga Barcelona), kanë arritur shifrën e 63.4 milion pëlqimeve, diçka që s’e kishte arritur askush më parë. /abcnews.al