Gara në FSHF mes Dukës dhe Shakohoxhës, kë mbështet Sokol Cikalleshi?

schedule23:27 - 30 Dhjetor, 2021

schedule 23:27 - 30 Dhjetor, 2021

Kombëtarja shqiptare e futbollit e mbylli vitin 2021 me rezultate pozitive, por pa arritur që të kualifikohet në “Play-off” duke i mbyllur eliminatoret e Botërorit të Katarit në vendin e tretë.

Sulmuesi kuqezi Sokol Cikalleshi në një lidhje me “Skype” në emisionin “Log.” u shpreh se Shqipëria ishte shumë pranë kualifikimit, por ndeshja e dytë me Poloninë është pengu i madh.

Fati keq. Kishte disa mungesa. 4-5 lojtarë nuk kemi qenë për shkak dëmtimesh dhe covidi. Jo se po të ishim ne do ta kishim fitoren të sigurt, por do të ishte kontingjenti i plotë. Arritëm 18 pikë si asnjëherë më parë. Lamë pas Hungarinë duke u pozicionuar në vendin e tretë” tha ai.

Por, a mund të fajësohet trajneri Reja? “Pas ndeshjes mund të shikojmë shumë gjëra që edhe mund të korrigjoheshin dhe të bëheshin më mirë, gjithmonë do të ketë vend për t’u përmirësuar. Por trajneri jonë është me eksperiencë të gjatë. Jam i sigurt, që ka menduar më të mirën dhe ka zgjedhur lojtarët më të mirë”.

A ka shanse të kualifikohet Shqipëria ndonjëherë në Botëror? “Do ta kishim ëndërr që të shkonim edhe në Botëror pas Europianit” tha ai.

Sulmuesi komentoi edhe shortin dhe kundërshtarët në National League. “National League e ndihmon cdo skuadër që në bazë të pikëve dhe renditjes në koeficentët të kualifikohet për Europian. Janë ekipe që janë në nivel mbi mesatar. Do të tentojmë vendin e parë”.

Në shkurt të këtij viti do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e FSHF-së, ku deri tani në garë janë presidenti aktual Armand Duka, që do të tentojë një tjetër mandat dhe përballë tij, gazetari Dritan Shakohoxha, por cilin mbështet Cikalleshi?

Tani është një pyetje e cila, unë do i përgjigjem sepse jam njeri i sportit, jam pjesë e kombëtares dhe kam marrëdhënie shumë të mira me Presidentin, Dritani është shok i imi që në fëmijëri. Uroj të fitojë ai që e meriton më shumë, dhe të ecë përpara sporti shqiptar.

Me presidentin kemi arritur suksese bashkë, si Europiani, ana tjetër është një shoku im që më ka ndjekur gjithmonë dhe ka qenë mbështetje gjithmonë. Të bëhet më e mira për futbollin dhe sportin shqiptar. Të vazhdojmë përpara” tha ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!