Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gara brenda PD-së, Xhaferaj: Nuk jemi si PS-ja, kandidatët për deputetë i nxjerr baza

schedule21:24 - 29 Shtator, 2020

schedule 21:24 - 29 Shtator, 2020

Kryetari i degës së PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferraj u shpreh se ndryshe nga socialistët, PD-ja sjell risi me mekanizimin e ri për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Ky mekanizëm, sipas tij i jep zë bazës që të propozojë kandidaturat, tha ai në Syri Tv.

Mekanizmi i projektuar është demokratik. Instrumentet janë të shmangin ndërhyrjet e individëve që bëjnë pis me të shkuarën e tyre. Procesi risi ka vendimmarrjen. 

Me këtë proces brenda PD-së lëvizin, nga njëra anë komisioni i ekspertizës me njerëz që bëjnë një filtrim të emrave dhe më pas është baza që i imponohet qendrës. Baza çon emrat dhe i sjell sërish qendra që të shprehet se kush do të jetë ato figura për të dhënë kontributin maksimal. Është lëvizje nga poshtë lart” tha ai.

Pas përfundimit të fazës së parë të filtrimit nga komisioni brenda selisë blu, tashmë në degët e PD-së në rrethe po zhvillohen procesi i skualifikimit të kandidatëve që baza mendon se nuk duhet të jenë në listë. db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!