Christophe Galtier kritikoi lojtarët e PSG-së për paraqitjen e tyre pas barazimit 1-1 me Reims, i cili zë vendin e 11-të në renditjen e Ligue 1.
Duke folur për Prime Video, Galtier ndau mendimet e tij për performancën e ekipit të tij të dielën:
“Kur je trajner nuk mund të kënaqesh me rezultate të tilla, paraqitje të tilla, kolektive dhe individuale. Natyrisht, vendimet do të duhet të merren. Unë flas me lojtarët e mi çdo ditë. Këtë javë, ata bënë një punë të mirë, të gjithë së bashku. Megjithatë, kjo nuk u pa në fushë, sidomos në pjesën e parë.
Do të merren vendime për të rikthyer konkurrencën. Unë jam përgjegjës për këto paraqitje të këqija, por ka edhe përgjegjësi individuale. Tani për tani shumë lojtarë nuk janë në nivelin e kërkuar. Nuk mund të jemi të kënaqur me rezultatet pas Kupës së Botës. Do të merren vendime për të ndërtuar një ekip që duket dhe luan si një skuadër e lartë”.
PSG-ja do të luajë me Montpellierin e 14-të të mërkurën më 1 shkurt. /G.D abcnews.al/