Vllaznia nuk po kalon një periudhë të mirë në javët e fundit dhe kampionati po bëhet akoma më interesant, me Partizanin, Laçin dhe Teutën, që kanë përfituar dhe janë afruar me shkodranët në krye të renditjes.
Zhvillimet e javëve të fundit në elitën e futbollit tonë i analizon Alpin Gallo, specialist futbolli në Pressing në ABC.
“Vllaznia ka bërë edhe ndeshje të këqija dhe e kanë ndihmuar më pas fitoret me skuadrat e dobëta. Të kesh skuadër për kampion duhet të fitosh edhe me skuadrat e dobëta.
Kukësi-Partizani? Të dyja skuadrat u vendosën shumë mirë në fushë dhe më pas nuk gjetën hapësira dhe skuadrat u detyruan të shfrytëzojnë individualitetin.
Daja? Në një orkestër dirigjienti është ai që drejton skuadrën. Rezultatet e bëjnë për momentin Dajën më të mirin, ashtu siç thonim për Brdaric javë më parë. Daja gjen mënyrën e duhur për t’i marrë më të mirën lojtarëve.
Partizani ende nuk ka futur tamam blerjet e janarit dhe po bën shumë mirë, çka tregon se janë një skuadër me shumë cilësi brenda”, tha ndër të tjera Gallo. /abcnews.al