“Galeria Kombëtare është thesari i arteve pamore”, Drishti: Ja si u pasurua gradualisht që nga hapja në ‘54

schedule11:02 - 25 Tetor, 2024

schedule 11:02 - 25 Tetor, 2024

Kritiku dhe studiuesi i artit, Ylli Drishti ka bërë një rrëfim lidhur me thesaret e arteve pamore në Shqipëri. Ai është ndalur në emisionin “Pas Mesnate” te Galeria Kombëtare, e cila sipas tij u pasurua gradualisht me vepra arti.

Drishti zbuloi se në Galerinë Kombëtare zhvilloheshin ekspozita me tematika të ndryshme kushtuar klasës punëtore, bujqësisë, çlirimit dhe pushteti gjithmonë i blinte këto vepra.

“Galeria Kombëtare është thesari i arteve pamore për Shqipërinë. Sepse në praktikën dhe botërore, por të paktën të Shqipërisë, aty hapeshin ekspozitat kombëtare të nëntorit se kështu ishte tradita atëherë. Kur muaji mbaronte me 1 ishte përvjetori i partisë, kur mbaronte me 3 ishte për ushtrinë. Kur ishte me 4, ishte çlirimi. Ishte ekspozita e kushtuar portretit, ekspozita e kushtuar klasës punëtore, janë bërë dy ekspozita për bujqësinë po flas para viteve ’90. Pra, duke qene se kjo galeri që i hapi dyert në ’54 me 200 punime, u pasurua gradualisht, pushteti nga çdo ekspozitë që hapej blinte. Një komision specialisht qendronte në galeri, kështu u pasurua vit pas viti me shifrën mbi 5 mijë vepra arti.

Ekspozitat e para mbas çlirimit i takojnë vitit ’46. Aty kemi për shembull portretin e parë ushtarak të Enver Hoxhës, është në allçi. Tema e luftës ka qene një temë që i ka tërhequr gjithmonë artistët, me që lufta porsa mbaroi”, tha Drishti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!