Galatasaray merkato “ëndrrash”, kampionët e Turqisë piketojnë “yllin” e Bundesliga

schedule14:13 - 12 Korrik, 2023

schedule 14:13 - 12 Korrik, 2023

Icardi, Davinson Sanchez dhe tanimë një tjetër emër i madh. Kampionët turq të Galatarasay duken vërtetë të pandalshëm këtë merkato vere, teksa janë duke afruar në Stamboll lojtarë me eksperiencë në arenën evropiane, ku i fundit është ish-mbrojtësi spanjoll i Manchester City, Angelino.

Vetëm para 1 viti, Angelino shihej si një ndër lojtarët më të mirë të “demave” të RB Leipzig, por dëmtimet e njëpasnjëshme dhe huazimi i vitit të shkuar te skuadra e Hoffenheim e “shkatërruan” totalisht punën e spanjollit.

Për këtë aryse, Galatasary dëshiron t’i ofrojë spanjolli një “aventurë” të re, teksa kujtojmë se kartoni i tij vlen vetëm 12 milionë euro sipas ekspertëve të merkatos, por ende nuk dihet nëse turqit do ta sjellin anësorin në Stamboll si të huazuar apo transferim përfundimtar. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!