Galatasaray i “dashuruar” pas dyshes Rashica-Icardi, klubi gati për negociatat me PSG

schedule19:00 - 11 Maj, 2023

schedule 19:00 - 11 Maj, 2023

Milot Rashica dhe Mauro Icardi kanë “ringjallur” sulmin e Galatasaray, me këta të fundit që 3 javë para përfundimit të kampionatit kanë krijuar një shkëputje prej 5 pikësh me rivalët e Fenerbahce të vendit të dytë.

Me të dy lojtarët në huazim te “gjigandët” turq, tashmëbordi i Galatasaray kërkon të nënshkruajë në mënyrë përfundimtare me 2 lojtarët aq të rëndësishëm për teknikun Okan Buruk, i cili vetëm para ditësh u shpreh se “të gjithë shpresojnë që Icardi të qëndrojë në Turqi”.

Mirëpo, në rast se për “fantazistin” e “dardanëve”, Milot Rashica do të duhen vetëm 5 milionë euro për të blerë përfundimisht kartonin e këtij të fundit nga anglezët e Norëich, rasti “Icardi” është më i komplikuar, me “gjigandët” e PSG që nuk kanë në plan për të pranuar 10 milionë eurot e ofruara nga Galatasaray dhe tashmë gjithçka ka mbetur në “udhëkryq”.

Ndërkaq, kujtojmë se Milot Rashica ka zhvilluar 27 ndeshje me fanellën e Galtasaray këtë sezon, ku ka shënuar 6 herë dhe ka asistuar 5 herë të tjera për shokët e tij të skuadrës, ndërsa Mauro Icardi ka “rilindur” te “luanët” e Stambollit, duke shënuar plot 16 gola dhe dhuruar 8 asistime në vetëm 22 ndeshje të luajtura. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!