Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Galatasaray fiton Champions League në xhudo falë paraqitjeve të Krasniqit dhe Fazliut

schedule12:11 - 12 Dhjetor, 2021

schedule 12:11 - 12 Dhjetor, 2021

Ekipi turk, Galatasaray ka arritur të fitojë Champions League në sportin e xhudos. Pjesë e skuadrës turke në xhudo janë edhe dy xhudistët kosovare Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu.

Të dyja xhudistet kosovare me paraqitjet e tyre kanë qenë protagoniste dhe kanë ndihmuar skuadrën e Galatasarayt të fitonte komepticionin më të rëndësishëm për xhudon.

Kjo u bë e ditur nga trajneri Driton Kuka raporton “Gazeta Express”.



“Xhudistet e klubit tonë i huazuam për Ligën e Kampionëve për ekipin Galatasaray! Disi dhe Laura protagonistet kryesore në titullin e fituar në Champions League mbajtur në Paris! Fituan në të tri luftërat e tyre! Kjo edhe zyrtarisht ishte gara e fundit në sportin e xhudos për sivjet”, ka deklaruar trajneri Kuka.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!