Pritej shumë më shumë, sidomos kur ke një sulm të përbërë nga Mbappe, Rodrygo e Vinicius Junior.
Megjithatë duket se sulmi ëndrrave nuk po funksionon ende nën urdhrat e Carlo Ancelotti, me “Galaktiktët” e Real Madrid, që arritën fitoren 3-0, ndaj Real Valladolid, por asnjëri nga të lartpërmendurit nuk ishte protagonist.
Golat e fitores erdhën nga Fede Valverde, Brahim Diaz dhe Endrick të cilët shënuan në minutat 50′, 88′ e 93, duke vërtetuar edhe njëherë problemet që mund të sjellë numri i madh i “yjeve” në sulmin madrilen. /i.m /abcnews.al