Gal Gadot për konfliktin Izrael-Palestinë: Vendi im është në luftë, shqetësim për familjen dhe miqtë e mi

schedule09:44 - 13 Maj, 2021

schedule 09:44 - 13 Maj, 2021

Ylli i kinematografisë, Gal Gadot ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me përplasjet e vazhdueshme midis Izraelit dhe Palestinës që kanë lënë shumë të vdekur dhe qindra të plagosur. Ylli i ‘Wonder Woman’ reagoi në rrjete sociale duke shprehur shqetësimin e saj dhe deklaroi se ishte zemërthyer nga përplasjet që kanë tronditur rajonin.

“Zemra ime është thyer. Vendi im është në luftë. Unë shqetësohem për familjen time, miqtë e mi. Shqetësohem për njerëzit e mi. Ky është një cikël i mbrapshtë që ka zgjatur për shumë kohë,” shkroi Gadot. “Izraeli meriton të jetojë si një komb i lirë dhe i sigurt, fqinjët tanë e meritojnë të njëjtën gjë.

Unë lutem për viktimat dhe familjet e tyre, lutem që kjo armiqësi e paimagjinueshme të marrë fund, lutem që udhëheqësit tanë të gjejnë zgjidhjen që të mund të jetojmë krah për krah në paqe. Unë lutem për ditë më të mira “, shtoi aktorja e nominuar për Oscar. /abcnews.al