Gal Gadot ka hedhur akuza ndaj regjisorit Joss Whedon se ka kërcënuar karrierën e saj. Aktorja izraelite është shprehur në një intervistë të fundit se regjisori, me të cilin ka punuar për filmin “Justice League”, e ka kërcënuar se do t’i shkatërronte karrierën nëse do të fliste publikisht kundër tij.
“Ai disi kërcënoi karrierën time dhe tha nëse bëja diçka, do ta bënte karrierën time të mjerueshme dhe unë thjesht u kujdesa për këtë,” pretendoi Gadot për N12. Vitin e kaluar dhe aktori Ray Fisher akuzoi whedon për sjellje abuzive, joprofesionale dhe plotësisht të papranueshme në skenën e “Justice League”.
Warner Media ka përfunduar hetimin e saj mbi akuzat kundër Whedon. Kompania lëshoi një deklaratë duke thënë se “veprimet korrigjuese janë ndërmarrë”, por nuk specifikoi se çfarë përfshinte duke refuzuar komentet e mëtejshme. /abcnews.al