Futbollistët vazhdojnë karantinën, por dikush nuk duron më, del dhe e bën baltë. David Tavares është vetëm 19 vjeç, luan si mesfushor ofensiv dhe sivjet ka debutuar në Champions League me Benfikën.
Ditën e dielë ka vendosur të thyejë karantinën dhe ka dalë pa lajmëruar klubin. A Bola raporton se se djaloshi është ndaluar nga policia në një moment dhe gjatë kontrolleve është vënë re që udhëtonte pa patentë.
Lojtari është arrestuar menjëherë, teksa nuk do t’i shpëtojë as një gjobe të majme nga ana e klubit. Një garë fatale e tij, pasi ka gabuar dy herë me daljen jashtë në këto ditë izolimi. /abcnews.al