Të shumta ishin rastet e “Demave të Kuq”, të Partizanit, për të gjetur rrugën e rrjetës, ndaj “Bardhekuqve”, të Skënderbeut, mirëpo avantazhi ka ardhur për vendasit korçarë, me këta të fundit, që tundin rrjetën në minutën e 36′-të.
Një top i prekur me dorë, nga Mensah, në brendësi të zonës nuk shpëton pa u vënë re nga arbitri kryesor i sfidës, i cili akordon menjëherë një 11-metërsh dhe nga pika e bardhë e penalltisë, Liço nuk gabon, duke e çuar topin në rrjetë. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al