Gaetz depoziton mocionin për shkarkimin e kryetarit McCarthy

schedule07:39 - 3 Tetor, 2023

schedule 07:39 - 3 Tetor, 2023

Anëtari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Matt Gaetz, depozitioi të hënën vonë një rezolutë për të shkarkuar republikanin Kevin McCarthy nga posti i kryetarit, një përpjekje që ka gjasa të shtrohet për votim gjatë ditëve të ardhshme.

Republikani i vijës së ashpër, që përfaqëson një distrikt të Floridës, ka kërcënuar për muaj të tërë se do të përdorë një taktikë proceduriale, të quajtur mocion për shkarkim, në përpjekje për të larguar zotin McCarthy nga detyra e kryetarit.

Kërcënimet u përshkallëzuan gjatë fundjavës pasi zoti McCarthy u mbështet tek votat e demokratëve për të miratuar një masë të përkohshme për vazhdimin e financimit të qeverisë federale.

Gjatë një fjalimi përpara Dhomës së Përfaqësuesve, zoti Gaetz i kërkoi kryetarit McCarthy që të ndriçonte detajet e një marrëveshjeje të supozuar që ai bëri me Shtëpinë e Bardhë për votimin e një legjislacioni për të ndihmuar në financimin e luftës në Ukrainë gjatë negociatave për buxhetin.

“Po bëhet gjithnjë e më e qartë se për kë punon tashmë kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, dhe nuk është Partia Republikane”, tha zoti Gaetz në fjalimin e tij, disa orë përpara se të dorëzonte rezolutën.

Mocioni për lirim është një mjet i rrallë dhe i fortë procedural që është përdorur vetëm dy herë gjatë shekullit të kaluar kundër kryetarëve republikanë. Por vitet e fundit, konservatorët e kanë përdorur mocionin si një armë kundër udhëheqësve të tyre.

Në janar, zoti McCarthy, duke shpresuar të qetësonte disa ligjvënës republikanë të vijës së ashpër, ra dakord për një masë që u jep të drejtë pesë ligjvënësve të djathtë që të hapin procedurat për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit nëse zgjidhej. Për të siguruar votat e republikanëve për të marrë postin e kryetarit pas disa votimeve, zoti McCarthy ra dakord që mjaftonte mocioni nga një republikan për të nisur procedurat e shkarkimit.

Tashmë udhëheqja e zotit McCarthy në Dhomës e Përfaqësueve është vënë përballë provës finale, pasi ai ka nevojë për votat e demokratëve për të ruajur postin e kryetarit./VOA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!