Arsenal u “poshtërua” mbrëmjen e djeshme në “Etihad Stadium” nga “qytetarët” e Manchester City, me rezultatin e thellë 4 me 1, mirëpo humbja duket se ka motivuar edhe më shumë lojtarët për pjesën e mbetur të sezonit.
Me anë të një postimi, në rrjetin social “Instagram”, një nga “shtylla” e mbrojtjes së djemve të Mikel Artetas, Gabriel Magalhaes ësthë shprehur se “topçinjtë” nuk do të dorëzohen dhe për hir të tifozëve do të bëjnë çmos për të rikuperuar pikët e humbura ndaj “qytetarëve”.
“Unë e dua këtë klub, këtë ekip, ndihem si në shtëpinë time. Dhe këtu dua të fitoj dhe të arrij objektivat e mia.
Nuk do të dorëzohemi, do të luftojmë dhe do ta mbrojmë fanellën e Arsenalit deri në fund. Në arenën e fitores do të ketë gjithmonë një vend për luftëtarët që nuk dorëzohen kurrë pas një rënieje”,- thuhet në postimin e plotë të brazilianit. /i.m /abcnews.al
Postimi i plotë i Gabriel në Instagram:
View this post on Instagram