Klopp dhe Liverpooli i tij e kanë vendosur një dorë tek titulli i Premier League. ‘The Reds’ akoma nuk e njohin humbjen në kampionat, duke i bërë tifozët të ëndërrojnë titullin. Në Angli të gjithë besojnë se ekipi i Klopp do ia dalë, por sulmuesi i Manchester Cityt, Gabriel Jesus, ka një mendim tjetër.
Braziliani ende beson tek titulli kampion, pavarësisht humbjes 3-1 të City në ‘Anfield’. Humbja i zbriti ‘qytetarët’ në vendin e katërt, me Leicester dhe Chelsea që u ngjitën në renditje. “Janë akoma edhe 26 ndeshje për t’u luajtur. Është shumë shpejt për të shpallur fituesin, është një rrugë e gjatë deri në fundin e kampionatit”, deklaron sulmuesi.
“Liverpool po ecën mirë. Humbjen e fundit e kanë në sezonin e kaluar, por ne do të luftojmë deri në fund. Ne do të bëjmë maksimumin tonë. Ekipi jonë i ka kapacitetet për ta bërë diçka të tillë. Duam ta fitojmë kampionatin”, mbyll braziliani 22-vjeçar. /abcnews.al