Dinamo u mposht në finalen e Kategorisë së Parë nga Egnatia. Një gabim i portierit Edvan Bakaj i dha mundësinë Ndriçim Shtubinës të shënonte golin që vendosi fatet e ndeshjes. Portieri me eksperiencë ka kërkuar falje pas ndeshjes për atë që ndodhi.
“Dua ta nis me një ndjese të madhe për episodin e fundit sot në ndeshjen që meritonim të fitonim, por futbolli i tillë është, një lojë gabimesh.
Kemi kaluar një vit të gjatë, të bukur e me shumë vështirësi dhe sot jemi pjese e një kapitulli të rëndësishëm që rikthen një klub të madh si Dinamo aty ku e ka vendin, në Superiore.
Falënderoj presidentin, stafin drejtues, stafin teknik, lojtarët dhe çdo njeri që kontribuoi për këtë sukses të madh.
Falënderoj aksionerët e rinj të klubit për mbështetjen dhe uroj shumë sukses dhe fat në projektin e ri. Një falënderim i jashtëzakonshëm për tifozët e Dinamos. I juaji Edvan Bakaj”, shkruan Bakaj në “Instagram”. /abcnews.al