Gabimi qesharak, pse Choupo-Moting mbeti jashtë kombëtares

schedule08:40 - 23 Mars, 2021

schedule 08:40 - 23 Mars, 2021

Eric Choupo-Moting nuk do të jetë i gatshëm për Kamerunin për duelet me Bregun e Fildishtë dhe Ruandën dhe kjo ndodh për një gafë të pafalshme që federata e futbollit e këtij vendi ka bërë.

Sulmuesi i Bayern Munich sigurisht që ishte në planet e trajnerit, por as nuk është ftuar për të qenë pjesë e kombëtares së tij. Në federatë në fakt ishin të bindur që e kishin thirrur, por ata i kishin dërguar “email” vetes dhe jo kampionëve të Gjermanisë dhe Europës.

Ky është lajmi i raportuar nga Bild”, ndërkohë që në lidhje me gjithë këtë histori ka folur edhe babai i sulmuesit. Camille Just Choupo-Moting është shprehur për TV Naja: “U kontaktova nga federata për të zbuluar se çfarë po ndodhte.

Kontaktova më pas me Bayern Munich dhe ata më konfirmuan se nuk kishin marrë një ftesë. Mesa duket ata e dërguar ftesën në adresën e gabuar të postës elektronike dhe nuk e vunë re deri të hënën. Është një mungesë profesionalizmi”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!