A ka ndonjë grua apo vajzë që nuk dëshiron të ketë vetulla të bukura dhe të plota në vitin 2021? Nëse ka, nuk e kemi takuar. Ndryshe nga një dekadë më parë, tani vetullat që duan të gjitha janë ato të trasha dhe me formë të mirë, duke e ditur se sa të rëndësishme janë si një tipar i fytyrës së tyre. Vetullat janë “korniza” e syve.
Tani ka produkte të panumërta në treg që do t’ju ndihmojnë t’i keni keni vetullat siç i dëshironi, duke filluar nga serumet speciale që ndihmojnë rritjen e qimeve, deri tek lapsat dhe boja për vetulla.
Por kur marrim piskatoren për të hequr qimet e panevojshme, mund të ndodhin aksidente. Nëse kjo ju ka ndodhur dhe tani po përpiqeni të korrigjoni, kushtojini vëmendje një gabimi që me siguri po e bëni pa e kuptuar.
“Ne priremi t’i shohim vetullat si lëkurë, por në realitet aty janë folikulat e qimeve. Nëse nuk vendosim diçka në kokë, pse ta vendosim në vetull?”, Shpjegon ekspertja e vetullave, Sania Vucetaj.
Prandaj përpiquni ta lini zonën “bosh” në mënyrë që xhepat të mos bllokohen, diçka që mund të bëjë që qimet në zonë të “bien” ose t’i parandalojë ato të trashen. g.v/abcnews.al