Mirlind Daku është surpriza më e bukur e këtij fillim sezoni në IPKO Superligën e Kosovës. Sulmuesi i Ballkanit, ekipit kryesues të kampionatit dardan, i ka mahnitur të gjithë duke realizuar 10 gola në 5 sfida!
Shifra fantastike për goleadorin, i cili luajti me Kukësin pjesën e parë të sezonit të kaluar. Prej janarit luan me ekipin nga Suhareka dhe puna me Ismet Munishin e ka rritur ndjeshëm.
22-vjeçari nga Gjilani është grumbulluar edhe nga Bernard Challandes, por nuk ka debutuar akoma me Kosovën. Së fundmi ka postuar një mesazh në rrjetet sociale.
“Kurrë mos u pendo për vendimet e tua, çdo gabim të bën më të zgjuar dhe më të fortë“, shkruan sulmuesi i Ballkanit, një nga favoritët për fitimin e titullit në Kosovë.
Statusi lidhet me humbjen e djeshme që pësoi Kosova U21. Dardanët e vegjël u mposhtën 0-1 nga Austria, teksa Daku e nisi si titullar takimin e luajtur në “Fadil Vokrri” të Prishtinës. /abcnews.al