Kur tentoni të dekoroni shtëpinë pa ndihmën e një specialisti, ndodh që të bëni gabime të ndryshme. Ka nga ata gabime në dekorim që pa e kuptuar, mund ta bëjnë shtëpinë të duket më e vogël nga sa është në të vërtetë.
Mobilje të mëdha
Në një hapësirë që është gjithsesi e vogël, nëse vendosni mobilje të mëdha, do ta bëni ambientin të duket më i vogël. Për shembull, divanet e mëdhenj janë të këndshëm, por së pari duhet të shikoni të mos bllokoni hapësirën, por ta lini vendin të marrë “frymë”. Gjithashtu, një dhomë që nuk është e madhe, nuk keni nevojë ta “bllokoni” me mobilje, shkruan abcnews.al
Ngjyrat e gabuara
Ngjyrat luajnë një rol të rëndësishëm në ambientin e shtëpisë, Mund të ndikojnë në psikologjinë tonë, qoftë pozitivisht ose negativisht. Për shembull, ngjyrat e errëta e bëjnë hapësirën më të vogël në krahasim me ato më të ndritshme. Në fakt, nëse dhoma nuk është e ndritshme në vetvete, shmangni ngjyrat e errëta sa më shumë të jetë e mundur.
Perde të shkurtra
Gjithashtu dhe perdet e shkurtra e bëjnë shtëpinë të duket më e vogël. Pra, nëse hapësirat janë të vogla, duhet të zgjidhni perde më të gjata. /abcnews.al