Çizmet e gjata deri në gju janë një ndër aksesorët më “in” të këtij sezoni. Ata bien gjithmonë në sy, por ajo që duhet patur parasysh është se duhet të zgjidhni modelin e përshtatshëm për gjatësinë tuaj. Nëse jeni të shkurtër, zgjedhja e gabuar e modelit do t’ju bëjë të dukeni akoma më të shkurtër.
Por dhe nëse jeni të gjatë, në të dyja rastet rekomandohet që të shmangni takat e larta dhe të sheshta. E mira është që të zgjidhni një madhësi mesatare që arrin maksimumi deri në 8 centimetra, detaj që do t’ju lejojë të vishni këto çizme edhe gjatë ditës.
Këto janë disa gabime që duhet të shmangni kur vishni çizme të larta deri në gju: Shmangni pamjet me shumë shtresa ( pamja “qepë” e njohur për shtresat e saj). Pamja shumëngjyrëshe nuk rekomandohet gjithashtu dhe nëse jeni të shkurtër mos vishni minifund, por zëvendësojeni me një bluzë të gjatë që prek këmbët që krijon një mbivendosje të vogël.
Nëse tundoheni të vishni çizme deri në gju me dollakë, ndryshoni menjëherë mendje: është një kombinim i modës që edhe të famshmit e kanë braktisur. Nëse keni shtat të vogël shmangni çizmet e gjata të kombinuara me pantallona ose xhinse të gjera. /abcnews.al