“Gabimet janë të pashmangshme”, mjeku infeksionist flet për përballjen me pacientët e infektuar me Covid 19

schedule22:41 - 7 Prill, 2020

schedule 22:41 - 7 Prill, 2020

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero këtë të martë nga “Provokacija”, është shprehur se gjatë përballjes me koronavirusin patjetër që ka frikë, por mbi të gjitha ajo qëe tremb më shumë është fakti që mund ta dërgojë  në familje.

Pipero në një bisedë me Mustafa Nanon është shprehur se  fatmirësisht dhe pse një numër  i lartë i personelit shëndetsor u infektuar ja kanë dalë që të mposhtin këtë betejë.

Unë jam në merak, por më shumë jam për fëamiljen. Brenda infektivit ne mjekët jemi shumë të ekspozuar deri më tani janë infektuar janë infektuar së paku 41 bluza të bardha, deri më tani disa prej tyre fatmirësisht ja kanë dalë si profesor Kraja, por kemi dhe të tjerë si profesor Xhaxho dhe Koraqin të shtruar dhe shumë infermierë që janë shëruar fatmirësisht. Unë natyrisht që kam frikë por frika më e madhe është që të mos e dërgojhmë virusin në shtëpi”, tha Pipero.

Pipero nga “Provokacija”,  ka treguar dhe momente nga puna e tij ku ka theksuar faktin se kjo është një sëmundje që pacientët kanë frikë nga vetmia. Ai ka treguar momentin kur një baba nuk pranonte të ndahej nga i biri për të kaluar në një dhomë tjetër pasi kishte nevojë që të vendosej në respirator.

Pjesë nga biseda:

Ne që e shikojmë nga larg situatën bëjmë pyetje si është e mundur, se këto janë doktorë dhe e dinë se çfarë kanë përballë këto nuk ruhen apo si është puna?

Jo ne ruhemi shumë, por mund të bëjmë gabime gjatë kohës që zhvishemi bëjmë gabime gjatë ekspozimit ndonjëherë ndodh që të na lëvizi maska, brenda te pacienti dhe shtrati përtej lodhjes, e cila është asgjë përtej asaj që ndjen atje. Ki parasysh se pacientëve ju mungon gjithçka janë në vetmi të plotë. Po tregoj një detaj.Ishte babai bashkë me të birin në të njëjtën dhomë por pas përkeqësimit të babit, duhet që atë ta kalonim në një dhomë me respiratorë, por nuk hiqte dorë nga dora e djalit. A e dini pse? Sepse nuk duan jenë vetëm, vetmia është e frikshme atje, ne përpiqemi ta zëvendësojmë por është e pamundur, ndodh që në këto raste dhe të gabojmë. Por më shumë gabojmë kur zhvishemi secili nga ne mban ose një infermiere ose kolegun për të bërë veprimet me radhë, vepro një laj duart, e dyta, vendos masken e kështu me radhë.

Shumë njerëz në Shqipëri ju kanë parë në mënyra të ndryshme gjatë gjithë kohës ndonjëherë duke ju paragjykuar, duke hedhur baltë me ju, por këtë herë unë shikoj një lloj simpatie dhe mirënjohje të jashtëzakonshme për ju që jeni në front e ndjeni këtë ju?

Patjetër që e ndjejmë shumë dhe i falenderoj të gjithë, dhe ato që na kanë paragjykuar le të na e bëjnë gjyqin sot ndoshta, nuk është dita më e mirë, ne nuk jemi herojn por nuk duam të biem dhe dëshmorë, ne detyrat po bëjmë dhe ajo është shumë fisnike por ne nuk do të dëshironim kurrë të vinte kjo e keqe që të dilnin në pah vlerat e mjekëve, humanizmi por dhe vetëmohimi do të thoja. Gjithsesi le të besojmë fort se pas kësaj pandemie dhe gjëme që ka pushtuar botën, jo perceprimi por gjykimi të jetë ndryshe për mjekun.

Këto bisedat nëpër televizione i keni bezdi, por publiku ka nevojë për fjalën tuaj. Ju mund ta shikoni si havale besoj?

E kam menduar disa herë madje dhe kam pyetur kolegët dhe ato që e njohin më mirë se unë median mos ndoshta po i mërzisim qytetarët. Kam me qindra mesazhe falenderuese, dhe me mijëra pyetje që më bëjnë dhe kësisoj nga dita në ditë kam kuptuar se kanë nevoj për një zë profesionisti. Mes shumë kolegëve të mi kam qenë një zë midis tyre dhe nëse kam përcjellë dy mesazhe optimizmi por mbi të gjitha dy informacione të vërteta do më  vinte shumë mirë.

Ka gjëra që ju i keni mësuar gjatë rrugës për koronavirusin, apo sot dini shumë më tepër për të?

Sot dimë shumë herë më tepër se çfarë dinim para 3-4 jav3ësh por më besoni se e gjithë bota di shumë pak për koronavirusin. Ndoshta nuk do më besoni nëse do të them se përveç punës deri në 4, ndoshta dhe pasdite çdo ditë të javës, na duhet të kthehemi në shtëpi dhe na është bërë rutine edhe komunikimi me mediat, të hapim rrjetet sociale për të lexuar ndonjë lajm dhe pse për hir të së vërtetës lexoj shumë pak, pasi nuk kam kohë por të paktën ne në ditë duhet të lexojmë 2-3 artikuj shkencorë të dhënat për Covid ndryshojnë shumë, dhe sa më shumë lexojmë aq më shumë e kuptojmë se sa të panjohura ka ky virus, ndaj dhe në botë në një farë mënyre është në njëfarë ankthi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!