Gabimet e Puigdemont, liderit të munguar të Katalonjës

schedule11:19 - 19 Dhjetor, 2017

schedule 11:19 - 19 Dhjetor, 2017

Pas dy ditësh në Katalonjë votohet për qeverinë e re në zgjedhjet e parakohshme të vendosura nga Madridi pas rrëzimit të qeverisë katalanase dhe presidentit Puigdemont. Por ku gaboi ky i fundit i cili tashmë konsiderohet si një lider i munguar i vendit.

Ish-presidenti katalanas Puigdemont, në arrati aktualisht, shpalli pavarësinë e vendit dhe humbi autonominë. Për ata që mbështesin shkëputjen nga Spanja, më dinjitozë janë ata që qëndruan dhe aktualisht ndodhen në qeli. tashmë është e qartë se Puigdemont ganoi në gjithcka, dhe do e ketë të pamundur të ri propozojë pavarësinë e vendit pasi do të kishte nevojë për një mazhorancë të cilën nuk mund ta fitojë dot në zgjedhjet e të enjtes. Partia e tij ishte e para në parlament, por sondazhet e rendisin të tretën tan, pas Siudadanos — që nuk e duan shkëputjen nga Madridi – dhe aleatëve të Esquerra Republicana, lideri i së cilës nga qelia e tij u bën thirrje militantëve ta mbështesin pasi ai qëndroi dhe nuk u arratis, duke mbrojtur idetë e tij deri në fund. Ndërsa ish presidenti Puigdemont me atë të lidhjeve video u premton mbështetësve të tij se do të rikthehet në atdhe si fitimtar;

Por në drejtimin e Katalonjës gjërat nuk shkuan dhe aq mirë, rajoni më i pasur i Spanjës tashmë është i rrënuar. Shpalli pavarësinë dhe humbi autonominë. Në Barcelonë rendi është në duart e Madridit dhe separatistët nuk morën reagimin që prisnin. Sipas llogaritjeve të Puigdemont, dëshira për pavarësi duhet të mblidhte bashkë të gjithë katalonjasit, por nuk ndodhi kështu dhe vendi është i përcarë më shumë se kurrë.

Në të vërtetë Puigdemont duke u arratisur në Bruksel shpresonte nën një ndërmjetësim europian që nuk u bë asnjëherë. Kancelarja gjermane Merkel dhe Junker nuk pranuan të braktisnin kryeministrin spanjoll Rajoi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!