Xavi Hernandez shprehu zhgënjimin e tij pas fitores 4-3 të Barcelonës në Kupën e MBretit ndaj Intercity të mërkurën.
Blaugranët e humbën e epërsinë e tyre tri herë përpara se të vulosnin kualifikimin në raundin tjetër në kohën shtesë. Paraqitja e tyre e dobët kundër Intercity erdhi vetëm pak ditë pasi ata nuk arritën të mposhtin rivalët vendas Espanyol, duke barazuar 1-1 në derbin në Camp Nou të shtunën.
“Kjo ndeshje më shqetëson”, ka theksuar Xavi pas duelit të së mërkurës.
Barcelona dukej dominuese para pushimit dhe nuk i ofroi kundërshtarëve mundësinë për të krijuar një shans të vetëm të pastër, pasi diktuan tempin dhe qarkulluan mirë topin. “Espanyol ishte një paralajmërim, tani ka ardhur i dyti”, shtoi Xavi./ h.ll/abcnews.al