“Gabim të lidhësh Hitlerin me Lazion, në Auschwitz nuk u dëgjohet zëri asnjërit!”

schedule12:37 - 26 Tetor, 2019

schedule 12:37 - 26 Tetor, 2019

Tifozeria e Lazios është prej vitesh një ndër më problematiket. Ultrasit bardhekaltër njihen për prirjet ultra të djathta, ndërsa racizmi nuk ka munguar asnjëherë mes tyre. Së fundi ka filluar të rritet edhe adhurimi për Adolf Hitler, fytyra e të cilit po shihet në bluzat e disa tifozëve.

Arturo Diaconale mban rolin e menaxherit të komunikimit te Lazio. Ai tregon se duhet bashkëpunim për të zhdukur këto fenomene dhe sqaron se klubi kryeqytetas po e pëson prej një pjesë të vogël të tifozëve.

Të lidhësh Hitlerin me Lazion është një gabim i madh. Është e gabuar të përgjithësosh gjithë tifozerinë, ndërkohë që bëhet fjalë vetëm për disa prej tyre. Shumica dërrmuese e tifozëve të Lazios e urren fanellën me fytyrën e Hitlerit.

Klubi ka marrë një pozicion të qartë. Zero tolerancë kundrejt veprimeve që na dëmtojnë. Nuk mund të parandalojmë hyrjen e racistëve në stadium, por po bëjmë gjithçka për t’i kufizuar këto veprime.

Lazio shihet si një ekip racist në Evropë për shkak të këtyre tipave, por kur klubi dërgon delegacione në Auschwitz askujt nuk i dëgjohet zëri. Po paguajmë një fenomen social që po përhapet prej vitesh“, përfundon Diaconale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!