Flamengo ka arritur të fitojë me përmbysje 3-1 në takimin kundër Al Hilal, gjysmëfinalja e parë e botërorit të klubeve. Ishin lojtarët nga Arabia Saudite që kaluan të parët në avantazh, me anë të Al Dawasari, në minutën e 18-të. Ky gol vendosi rezultatin e pjesës së parë 0-1.
Në pjesën e dytë, Flamengo u fut ndryshe në fushë dhe arriti të përmbysë gjithçka, duke dominuar përgjatë gjithë 45 minutave të dyta. De Arrascaeta në minutën e katërt të pjesës së dytë barazoi shifrat, ndërsa mesfushori Bruno Henrique në të 78-ën kaloi në avantazh Flamengon.

Katër minuta më vonë, Flamengo do të shënonte sërish, me Albulyahi që shënoi autogol. Kjo fitore e çon Flamengon në finalen e botërorit të klubeve, aty ku me shumë gjasa do të ndeshjet me Liverpool, që konsiderohet dhe skuadra favorite për ta fituar këtë kompeticion./abcnews.al