Gabi: Fitore e madhe e Atleticos, nuk më pëlqeu aspak kjo gjë te Liverpool

schedule18:53 / 20/02/2020

Gabi u largua nga Atletico Madrid në verën e vitit 2018 dhe ish-kapiteni vazhdon të luajë në Katar me skuadrën e Al Sadd. 36-vjeçari spanjoll e ka shijuar fitoren 1-0 përballë Liverpool, edhe pse nuk i ka pëlqyer diçka.

Në një prononcim për Marca, Gabi ka një koment edhe për mundësinë për të nisur karrierën e trajnerit. Ideja për të punuar si ndihmës i Diego Simeones e tundon, por ky nuk është momenti i duhur.

Mendoj se rezultati 1-0 kundër Liverpool është një rezultat i madh. Besoj se Atletico Madrid është nënvlerësuar dhe kjo më ka shqetësuar. Me gjithë respektin për Liverpool, por dukej sikur ata po luanin përballë Peurta Bonita.

Simeone ka shumë kredite në klub. Lojtarët luftojnë fort për çdo titull dhe mund të përmirësohen akoma. Unë zëvendës i Simeones? E njoh mirë dhe mendoj se mund ta ndihmoj, por nuk e di nëse ky është momenti i duhur. Do të bëja më të mirën për Atleticon dhe mund të mësoj shumë nga Diego“, thekson ish-kapiteni. /abcnews.al

schedule18:53 / 20/02/2020